
Ka filluar ndeshja e parë e Kosovës, të cilën “Dardanët” e luajnë ndaj Izraelit në kuadër të kualifikimeve për “EURO 2024” që mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm.
Ndeshja po luhet në “Bloomfield Stadium”, me takimin që po luhet në kuadër të grupit I, ku bën pjesë edhe Zvicra, Bjellorusia, Rumania dhe Andorra.
Ndërkohë, kjo është përballja e parë me njëra-tjetrën në historinë e këtyre dy kombëtarëve.
Kosova po luan për herë të dytë në kualifikimet për Kampionatin Evropian, me herën e parë që nuk arriti të kualifikohej, duke përfunduar e treta në tabelë.
“Dardanët” ndeshjen tjetër këtë muaj e luajnë më 28 mars, ku do të përballën në “Fadil Vokrri” me Andorrën.