Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Finalja e Kupës zhvillohet më 5 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”

Gazeta10
09 May 2023 - 18:10

Trofeu i Kupës së Kosovës këtë stinor do të diskutohet në mes të dy skuadrave, asaj nga kryeqyteti, Prishtinës si dhe skuadrës së Gjilanit.

Gjilani u kualifikua në finale pasi e eliminoi Llapin në gjysmëfinale, kurse Prishtina pati punë më të lehtë duke e mposhtur me lehtësi Vushtrrinë nga Liga e Parë.

Kanal10 merr vesh se finalja e Kupës së Kosovës mes SC Gjilanit dhe FC Prishtinës është vendosur që të luhet më 5 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kujtojmë që përballja e fundit mes këtyre dy ekipeve u zhvillua të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë e cila përfundoi me rezultatin 0-0.

Vlen të theksohet se Gjilani pozicionohet në vendin e tretë me 51 pikë, vend që e dërgon në garat evropiane e ndjekur nga Prishtina në vendin e katërt me 44 pikë.

Kujtojmë që fitues i edicionit të kaluar i Kupës së Kosovës është Llapi, skuadër kjo që nuk arriti ta fitoj këtë trofe për herën e tretë radhazi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.