Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Finish School’’ organizon Panairin e Shkencës dhe Inovacionit

Gazeta10
24 May 2023 - 19:21

Raporti:Arbenita Ilazi/Kanal10


Shkolla Finish School ka organizuar Panairin e Shkencës dhe Inovacionit me projektet e punuara nga nxënësit e nivelit fillor. Interesimi i madh i nxnënësve për tu përfshirë në këtë panair ka lumturuar të gjithë, prindërit dhe drejtuesit e shkollës. Ata theksuan se panairi është pasqyrimi më i mirë i punës profesionale edukative të kësaj shkolle. 

Oborri i shkollës Finish School, kësaj radhe morri një pamje tjetër.

Pas pesë muajve punë, fillorët e  kësaj shkollë ekspozuan projektet e tyre të punuara për Panairin e Shkencës dhe Inovacionit.

Nxënësit treguan shumë interes në fushën e shkencës dhe teknologjisë, derisa talenti për të zbuluar diçka të re nuk mungoi.

E gjithë kjo u bë e mundur edhe me ndihmën e koordinatores së nivelit fillor, Natyra Avdullahu.

Kjo e fundit tha se nxnësit kanë treguar shumë interesim për fushën e shkëncës dhe teknologjisë.

Drejtoi i shkollës, Janne Salmela, tha se ky panair nuk është vetëm një vitrinë e arritjeve shkencore por është një festë e etikës arsimore finlandeze.

Finish School të enjten do të organizojë një aktivitet të ngjashëm me nivelin e klasave nga e shtata në të nëntën.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.