Thiago Motta do të firmosë pasditen e sotme me Juventusin. Ish-timonieri i Bolognas do të marrë në dorë “frenat” e “Zonjës së Vjetër”.
Palët do të nënshkruajnë mes tyre një kontratë 3-vjeçare, ku Motta do të fitojë 3.5 milionë euro plus bonuse. Gjithçka është bërë gati për firmën e 41-vjeçarin.
Prezantimi i Motta me shumë gjasa do të bëhet ditën e nesërme ose maksimumi të enjten. Te Juve janë të bindur për aftësitë e trajnerit, me të cilin shpresojnë të rikthehen në garë për titullin kampion në sezonin e ri.