
Manchester City ka fituar me shumë vështirësi në udhëtim te Crystal Palace.
Skuadra e Pep Guardiolas triumfoi 1:0 në “Selhurst Park” të shtunën mbrëma.
Anipse dominuan ndeshjen në tërësi, City arriti ta gjente golin vetëm përmes penalltisë së minutës së 78-të.
Erling Haaland ishte i saktë nga 11-metërshi.
City mbetet në pozitën e dytë me 61 pikë, dy më pak se Arsenali lider, por që do të luajë ndeshjen nesër ndaj Fulhamit.