
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu në emisionin Raport të Kanal 10, ka bërë të ditur se në forumin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor ka shprehur shqetësimet e sigurisë në rajon nga Serbia.
“Sot është dita e dytë kur kemi filluar edhe konferencën e dytë, i cili mbahet me 6 shtete të Ballkanit Perëndimor, kësaj herë në Malin e Zi për të parë nëse ato kanë mbushur obligimet e dala nga Samiti i Berlinit”.
“E përfaqësuar bashke me z Kadriaj, në një forum të tillë me shtetet tjera të BP-së që në start kemi shprehur mbështetjen tonë për një proces të tillë të gjithë përfshirjes dhe statusit të barabartë që i jipet Kosovës në Procesin e Berlinit”.
Tutje, Deliu tha se Kosova ka përmbushur një pjesë të detyrimeve të cilat dalin nga Samiti.
“Ne kemi shprehur shqetësimin tonë për situaten e sigurisë në rajon, e në veçanti edhe në shtetet tona e cila cenohet nga Serbia, e që është përpjekje për të destabilizuar Rajonin dhe për të penguar orientimin tonë Euro-Atlantik, po ashtu kemi shprehur shqetësimin e thellë të lidhur me mospërgjegjsinë e Serbisë për sulmin në Banjskë , më 24 shtator ku është vrarë edhe togeri, Afrim Bunjaku”.
“Kemi pasur që në start një reagim nga delegacioni i Serbisë, iudhëhequr nga nënkryetarja e parlamentit serb e cila pas një diskutimi ku u përpjek që të akuzonte delegacionin e Kosovës, Shqipërisë por edhe të Bosnjës. Ajo bëri përpjekte që Kosova po vazhdon me propagandë duke u munduar ti justifikonte veprimet e presidentit Vuçiq dhe të politikës. Kishte një lëshim të sallës të pasur me një deklaratë të dal nga kuvendi i Serbisë si reagim, ishin deputetë të shumicës parlamentare që serbe të cilët dolën dhe kishte deputetë të opozitës të cilët nuk ndanin qëndrime të njejta të cilët qëndruan”.