
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një fotografi ku shihet se është në pregatitjet e fundit rreth fjalimit të tij në Këshillin e Europës, raporton Gazeta10.
Rama do të mbajë një fjalim ku do të kërkohet rishqyrtimi i Raportit të Dick Martyt që përshinte Hashim Thaçin në pretendime për trafikim organesh.
Fjalimi pritet të fillojë në orën 15:30 dhe do të zgjasë një orë.
Para pak minutash, Rama në takime të ndara ka takuar krerët e Këshillit të Europës.
Këtu keni statusin e tij:
“Përgatitjet e fundit për fjalën para Asamblesë së Përgjithshme”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.
Kujtojmë se nuk është gjetur asnjë provë që implikon Hashim Thaçin apo të tjerët në krimet e pretenduara të këtij raporti. / Gazeta10