Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Flet për herë të parë Edona Llalloshi, ja pse u futa në politikë

Gazeta10
17 December 2024 - 8:13

Një nga aderimet më bafesuese të listave zgjedhore e politike, padyshim se ka qenë kalimi i Edona Llalloshit dhe futja e saj në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Këngëtarja e famshme shqiptare ka folur për herë të parë për futjen e saj në politikë në një intervistë ekskluzive dhënë për Indeksonline. Edona ka thënë se ftesa ka ardhur në momentin e fundit dhe se deri atëherë kurrë s’e kishte menduar futjen në politikë. “Më bindi Albulena Haxhiu” ka thënë Edona Llalloshi.

Roli i gruas në shoqëri do të jetë një nga angazhimet kryesore si deputete e mundshme në parlamentin e Kosovës. Angazhimi i Edonës në politikë nuk pritet të ndikoi në rënien e ritmit të saj në karrierën muzikore. Këngëtarja ka thënë se ajo identifikohet me muzikë dhe do të përpiqet të jep kontributin në të gjitha fushat.

Para se të nis fushatën elektorale, Edona Llalloshi ka thënë se do të ketë angazhime të shumta për fundvit.

Për më shumë, mund të ndiqni intervistën e parë të saj dhënë për media pas kandidimit për deputete./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
10plus
01 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.