Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Fondacioni BESA në München më kryesi të re, ndërmarrësi Ilir Hajzer Seferi u zgjodh kryetar

Gazeta10
13 November 2022 - 10:42

Asambleja e përgjithshme e Fondacioni Besa në GJermani ka zgjedhur të shtunën kryesinë e re. Kryetar i ri u zgjodh Ilir Hajzer Seferi, Nënkryetar; Arben Lumi; Sekretar, Xhevdet Mula; Akrkëtar, Eduard Q. Gashi; Anëtar Bordi Met Ramadani; Arben Coli – Albanisch Dolmetscher und Übersetzer; Anëtar Bordi Mentor Bislimi.

Në komunikatën për media, anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme dhe kryesia e re kanë falendëruar kryetarin e vjetër, Anton Krasniqi për punën e shkëlqyer 12 vjeçare në krye të Fondacionit.

“Antoni ka lënë gjurmë  të medha në Fondacion.  Ishte deshirë e Anton Krasniqit që të vendoset një kulturë e re në udhëheqje të një organizate të suksesshme. Anton Krasniqi bashkë me kryesinë e vjetër u obliguan se do ta mbeshtesin kryesinë e re në realizimin e detyrave dhe projekteve në të ardhmen” thuhet në komunikatë.

Fondacioni Besa eshte rrjeti i parë i ndermarrësve shqiptarë i cili u themelua me 15.09.2010 ne München me iniciativë të zt. Anton Krasniqi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.