Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Fondacioni Ditchley” konferencë për dialogun Kosovë-Serbi, pjesëmarrës edhe emisari i qeverisë franceze

Gazeta10
12 December 2025 - 15:47

Në ambientet e “Fondacionit Ditchley” në Oxfordshire të Anglisë, është mbajtur një konferencë për dialogun Kosovë-Serbi. Kështu ka njoftuar Rene Troccaz, emisari special i qeverisë franceze për Ballkanin Perëndimor.

“Mirënjohës dhe i lumtur që mora pjesë në konferencën për dialogun Serbi–Kosovë të organizuar nga “Ditchley Foundation”. Diskutime magjepsëse në një ambient të mrekullueshëm”, ka shkruar ai në X.

Fondacioni mbledh udhëheqës, ekspertë dhe talente të reja për të adresuar çështje komplekse globale si gjeopolitika, demokracia, teknologjia dhe ndryshimet klimatike, duke synuar ndërtimin e konsensusit për paqen, lirinë dhe rendin përmes bisedave të hapura dhe respektuese në një mjedis frymëzues.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
14 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.