Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Foshnja 18-ditëshe nxirret e gjallë nga rrënojat në Venezuelë, shpëtohet edhe nëna e saj

Gazeta10
27 June 2026 - 16:49

Një foshnje vetëm 18 ditëshe është shpëtuar në La Guaira të Venezuelës, pasi ishte bllokuar nën rrënoja pas tërmeteve shkatërruese që goditën vendin.

Ekipet e shpëtimit arritën ta nxjerrin gjallë foshnjën, ndërsa rreth 90 minuta më vonë u shpëtua edhe nëna e saj.

Veriu i Venezuelës është goditur rëndë nga tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë, të cilat kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha në zona të ndryshme.

Ndërkohë, ndihma ndërkombëtare ka filluar të mbërrijë në vend, teksa ekipet e shpëtimit po garojnë me kohën për të gjetur të mbijetuar të tjerë nën rrënoja.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.