Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

FOTO: Ky është i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gjilan, ka të kaluar kriminale

Gazeta10
10 Gusht 2025 - 14:58

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë. 

Burime të Kanal10 bëjnë me dije se i dyshuari është Mefail Shkodra, i cili ndodhet në arrati. Po ashtu, bëhet e ditur se Shkodra ka një të kaluar kriminale.

Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhëndësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ku konfirmoj vdekjen e dy personave dhe njoftoj se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit.

“Sot, më 10.08.2025, rreth orës 12:32, dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në rrugën ‘Ibrahim Rugova’ në Gjilan. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e dy personave në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan për trajtim mjekësor,” tha Hashani./Gazeta1o

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.