
Eldi Allushi është 26-vjeçari i cili përfundoi në digën e liqenit të Tiranës pasi u përplas në bordurën mbrojtëse. Ngjarja ka ndodhur rreth 05:15 të mëngjesit të së martës.
Rreth orës 15:00 të po të njëjtës ditë, policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e tij.
Dyshohet se i riu mund të ketë qenë në efektin e alkoolit apo të substancave narkotike. Allushi është larguar menjëherë pas ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:00 të ditës së sotme, Policia e Qarkullimit Rrugor Tiranë ka arritur të lokalizojë dhe shoqërojë në komisariat shtetasin E. A., pronar i automjetit BMË X6, i cili mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:15, është përplasur në bordurën mbrojtëse në skarpatin e digës së Liqenit Artificial.
Pronari i mjetit do t’i nënshtrohet verifikimeve dhe hetimeve të mëtejshme mbi rastin.