Lajme

Fotografi brenda shtëpisë së komedianit britanik që do të bëhet Ambasadë e Kosovës në Londër

Gazeta10
11 Prill 2023 - 15:44

Kryeministri Albin Kurti e ka konfirmuar se Ambasada e Kosovës në Britaninë e Madhe, do zhvendoset në një shtëpi, e cila i përkiste komedianit të ndjerë, Spike Milligan.

Ai thotë se me këtë lokacion të ri, dhe historinë që bartë ai vend, synojnë të forcojnë lidhjet mes Kosovës dhe Britanisë.

‘’I emocionuar të ndaj me ju, që ambasada e KS në BM ka një adresë të re dhe së shpejti do të zhvendoset në Hyde Park në një shtëpi që i përkiste komedianit të ndjerë Spike Milligan. Ne jemi të nderuar nga historia kulturore që mban lokacioni dhe synojmë të forcojmë më tej lidhjet tona KS-BM, prej andej”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Shtëpia gjashtë katëshe që është në Londrën perëndimore kushton 7.412 milionë euro apo (6.5 milionë funte) në Hyde Park.

Rezidenca, e cila është ndërtuar në vitet 1890, ka një sërë dhomash të mëdha në katin e parë dhe të parë, tavane të larta dhe dritare të larta dhe ndodhet në një nga zonat më të kërkuara të ambasadave.

Milligan dhe shoku i tij skenarist Eric Sykes blenë pronën prej mbi 529 metrash katrorë në vitin 1962, duke e bërë atë selinë e kooperativës së tyre të komedisë “Associated London Scripts”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.