Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Fotografia e Shaban Manajt në “Këndin e Kujtesës”, Abdixhiku: Në 25-vjetorin e vrasjes, përkujtimi për të mbetet i gjallë

Gazeta10
23 July 2025 - 15:56

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në “Këndin e Kujtesës” e ka vendosur edhe fotografinë e Shaban Manajt.

“Shaban Manaj në Panteonin e Kujtesës së LDK-së. Sot, në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në praninë e familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të afërt, vendosëm fotografinë e Shaban Manajt në “Këndin e Kujtesës” – aty ku prehen figurat më të ndritura të historisë sonë politike. Shabani qëndron në krah me Enverin, Xhemën, Ismetin e Nekibën, si shenjë e një kujtese historike.”

Ai ka thënë se në 25 vjetorin e vrasjes së Shaban Manajt, përkujtimi për të mbetet i gjallë.

“Në 25-vjetorin e vrasjes së tij, përkujtimi për Shabanin mbetet i gjallë. Ai ishte avokat i shquar, veprimtar i palodhur dhe bashkëpunëtor i afërt i Presidentit Rugova. Me guxim, urtësi e përkushtim, Shaban Manaj la gjurmë të thella në rrugëtimin tonë për liri dhe ndërtim të shtetit.”

Ai ka shtuar se duhet të zbardhen të gjitha vrasjet politike pas luftës.

“Familjarët ende kërkojnë drejtësi. Shoqëria jonë ka detyrim të përhershëm – zbardhjen e këtij krimi dhe të gjitha vrasjeve politike pas luftës. Zonjës Fatmushe, Fortesës, Shkodranit e Shkëmbit u themi të qëndrojnë të fortë edhe një çerek shekulli pas. Lavdi jetës dhe veprës së Shaban Manajt! Lavdi të gjithë veprimtarëve të lirisë!”

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.