Duhet Lexuar

Fotoja e viktimës në lokal, u qëllua teksa pinte kafe me babin – autori iku në këmbë

Gazeta10
21 Maj 2023 - 22:50

Detaje të tjera kanë dalë në lidhje me ngjarjen që ka tronditur Kavajën pasditen e sotme, ku ka mbetur i vrarë Arjan Gosa vëllai i Edmond Gosës, i cili u vra në muajin mars si pasojë, e një konflikti me Sali Rexhën.

Burime për Euronews Albania, bëjnë me dije se Gosa ishte me të atin e po pinte kafe në një lokal, ku një person ende i paidentifikuar ka shkuar dhe e ka qëlluar me plumb në kokë Arjanin.

Më pas mësohet se autori është larguar me këmbë nga vendi i ngjarjes. Policia po shikon kamerat për të identifikuar autorin e krimit.

Pista kryesore është ajo e hakmarrjes për ngjarjen e ndodhur në mars ku mbeti i vrasë vëllai i viktimës dhe Altin Rexha.

Armand Edmond Gosa humbi jetën në 29 Mars 2023 në Kavajë pasi u konfliktua me Altin Rexhën, ku edhe ky i fundit mbeti i vrarë. Gosa e goditi me thikë, ndërsa Rexha e qëlloi me armë. Si pasojë e plagëve që i shkaktuan njëri-tjetrit, të dy humbën jetën.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.