
Ministri francez i Financave, Roland Lescure, tha se qeveritë ende nuk mund të vendosin për lirimin e më shumë rezervave strategjike të naftës për të zbutur ndikimin në tregje, pasi ende nuk dihet sa do të zgjasë dhe sa i ashpër do të jetë konflikti me Iranin.
Në një intervistë për “Financial Times”, ai tha se një lëshim i dytë i koordinuar i rezervave nuk u diskutua në takimin e ministrave të financave të G7 këtë javë në Paris. Sipas tij, rezervat e naftës janë të kufizuara dhe çdo vendim i ri do të varet nga zhvillimi i situatës dhe nëse hapet sërish Ngushtica e Hormuzit.
Ai kujtoi se 32 shtete anëtare të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë kishin liruar rreth 400 milionë fuçi nafte dhe karburante në mars për të stabilizuar tregjet pas ndërprerjeve nga lufta.