Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Frustrimi shpërtheu pas kërkesës së Kurtit”, “VV s’i ka votat për Presidentin”, CNN raporton për incidentin në Kuvend

Gazeta10
09 August 2026 - 12:14

Për krizën politike në Kosovë ka raportuar edhe CNN, duke publikuar një video nga incidenti i fundit në Kuvend, ku deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Incidenti ndodhi pasi seanca konstituive u ndërpre për herë të dytë.

CNN raporton se Kosova është përballur me një ngërç politik prej gati dy vitesh.

Sipas mediumit të njohur ndërkombëtar, tensionet u shtuan pasi kryeministri në detyrë kërkoi më shumë kohë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Ndërkohë, Vetëvendosje e Albin Kurtit fitoi zgjedhjet e parakohshme në qershor, por nuk ka shumicën prej dy të tretave të nevojshme për zgjedhjen e presidentit.

Për formimin e qeverisë, Vetëvendosjes i nevojitet mbështetja e partive që përfaqësojnë komunitetet joshumicë, shkruan CNN.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.