Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Frutat dhe perimet e kuqe të mira për zemrën, gjakun dhe trunin

Gazeta10
14 March 2023 - 10:19

Frutat dhe perimet me ngjyrë të kuqe janë të shëndetshme për zemerën e njeriut, raporton Gazeta10.

Disa nga arsyet përse perimet dhe frutat e kuqe rekomandohen të jenë pjesë e një regjimi të shëndetshëm ushqimor është sepse ato përmbajnë shumë vitamina.

Shegët përmbajnë vitaminë K, e rëndsishme për koagulimin e gjakut, ato janë të pasuar më fibra dhe vitamin C.

Ngjyra e tyre e kuqe vjen nga flavonoidët që kanë një ndikim të madh në rrezikun nga sëmundjet koronare.

Lëngu i boronicave të kuqe parandalon trajonet dhe infeksionet urinare, ato janë në burim i shkëlqyer i vitaminës C.

Fibrat që gjenden në boronicën e kuqe është një tjetër vlerë e shtuar sepse tek çdo racion me këto kokrra të shijshme ne gjejmë 20% të dozës se rekomanduar ditore.

Panxhari është perimja më e kuqe që ekziston, kjo perime përmban kalium që ul tensionin e gjakut, ngjyra e saj vjen nga antioksidantët e shumtë që ka panxhari dhe ajo përmban folatit, fibra dhe vitamin C./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.