Gazeta10

Fshati i Prizrenit në ballinën e Reuters, imazhet e veshjeve tradicionale në martesa janë mahnitëse

Reuters i është rikthyer edhe njëherë tradits së vjetër të dasmave dhe veshjeve tradicionale të grave. Rrëfimi fillon nga fshati Lubinjë e Ulët e Prizrenit, i banuar me boshnjakë. Në fokusin e agjencisë ndërkombëtare të lajmeve ishte martesa e Melsid Rexhepit me Melissa Guerrero nga SHBA-ja. 

Amerikania Melissa u mahnit kur mori pjesë në një dasmë tradicionale në vizitën e saj të parë në këtë fshat shumë vite më parë. Ajo u rikthye pas 9 vitesh për ta bërë realitet ëndrrën e saj – të martohet në mënyrën tradicionale. 

Foto: Reuters

E veshur nga koka te këmbët me kostum tradicional, fytyra e saj e lyer me të bardhë me sprej të përpunuar dhe pika të kuqe, blu, ari dhe argjendi, ajo u martua me Melsidin i cili është nga një familje boshnjake në Kosovë. Reuters shkruan se boshnjaku nga Kosova ishte vetëm shtatë vjeç kur filloi lufta në Kosovë dhe familja e tij u shpërngul për në SHBA. 

Fotografitë e shkrepura nga ekipi i Reuters të grave të veshura në mënyrë tradicionale janë të mahnitshme. 

Foto: Reuters

Ish-profesori i biologjisë në Prizren, Xhavit Rexhepi, thotë se të gjitha ngjyrat e linjat në fytyrën e nuses simbolizojnë lumturinë, dashurinë e respektin.

NË FOKUS

418182730_743633051288017_6642594476175055703_n
E dhimbshme: Kjo është gruaja që vdiq pasi u plagos me armë në Prishtinë, ishte kalimtare rasti
900-0-policia-naten-ne-shkoder-vrasje-972x579-1
E dhimbshme: Ky është i riu që u vra sonte në Prishtinë
Adriana-Matoshi-2-668x375-1
Adriana Matoshi në iftar me ish bashkëshortin dhe të birin
LAJMI-I-FUNDIT
Këta janë dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e rëndë në Prishtinë, ende në arrat
konf
Kështu nisi konflikti mes “Cucit” dhe vëllezërve Berisha që përfundoi me dy viktima në Kolovicë
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Policia jep detaje për vdekjen e Triumf Feratit
vrasje
Dy meshkuj gjenden të pajetë në Prishtinë, policia jep detajet e fundit  
Tri
Personi që u gjet i vdekur në Gurrakoc është vëllai i kryetarit të Istogut