Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

FSK-ja e gjen trupin e pajetë të personit të zhdukur nga Prishtina

Gazeta10
13 May 2023 - 13:51

Forca e Sigurisë e Kosovës ka bërë të ditur se ka arritur të gjejë personin e zhdukur Nezir Osmani, në afërsi të lumit Llap në fshatin Lupq të Podujevës.

FSK njoftoi se personi është gjetur pa shenja jete dhe se trupi i pajetë iu është dorëzuar Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme, shkruan Gazeta10.

“Pas kërkimeve intensive sot ekipet e Kërkim Shpëtimit ujorë të FSK-së, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të personit të zhdukur me inicialet N.O, në zonën në afërsi të lumit llap në fshatin Lupq i poshtëm i komunës së Podujevës”, thuhet në njoftim.

FSK ka bërë të ditur se në këtë operacion kërkimi kanë qenë angazhuar edhe shumë vullnëtarë.

“Pas marrjes së njoftimit nga Qendra e Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për një person të zhdukur, Forca e Sigurisë së Kosovës ka marrë të gjitha masat, duke angazhuar ekipet e Kërkim Shpëtimit malor, ujor dhe K9 të Gardës Kombëtare, të cilat kanë punuar në koordinim me Policinë e Kosovës, gjithashtu të angazhuar në këtë operacion kërkimi kanë qen një numër i madh i vullnetarëve”, thuhet në njoftim.

Nezir Osmani nga Prishtina ishte raportuar i zhdukur nga familjarët e tij që nga 3 maji./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.