Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

FSK-ja u mëson nxënësve si të reagojnë në fatkeqësi

Gazeta10
03 September 2026 - 15:07

Pjesëtarë të Kompanisë së Kërkim-Shpëtimit të FSK-së kanë mbajtur ligjëratë në Shkollën e Mesme “Ruzhdi Berisha” në Dragash, me temën “Vetëdijesimi dhe reagimi në rast fatkeqësie natyrore”.

Sipas njoftimit të FSK-së, nxënësit janë informuar për mënyrat e duhura të reagimit para, gjatë dhe pas tërmeteve, zjarreve, vërshimeve, rrëshqitjeve të dheut dhe stuhive.

“Përmes këshillave praktike dhe bashkëbisedimit me nxënësit, u theksua rëndësia e qetësisë, disiplinës, gatishmërisë dhe respektimit të udhëzimeve të autoriteteve kompetente në situata emergjente. Aktivitete të tilla synojnë të kontribuojnë në rritjen e kulturës së sigurisë, ndërgjegjësimin e të rinjve dhe forcimin e gatishmërisë së komunitetit për të reaguar në mënyrë të duhur dhe të sigurt, duke mbrojtur jetën dhe pronën në raste fatkeqësish”, thuhet në postimin e FSK-së në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.