Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

FSK, pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Saber Junction 25”

Gazeta10
04 Shtator 2025 - 13:52

Me ftesën e ushtrisë amerikane, Forca e Sigurisë së Kosovës me një kontingjent i është bashkuar ushtrive partnere të ShBA-së.

FSK iu bashkua ushtrisë së ShBA-së në ushtrimin fushor “Saber Junction 25” në Hohenfels të Republikës së Gjermanisë.

“Ushtrimi është i dizajnuar që të testoi dhe vlerësoi gatishmërinë e njësive luftarake të ekipeve luftarake të Brigadës së Këmbësorisë dhe njësive tjera si pjesë e rotacionit për misionin e KFOR-it në Kosovë. Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë me një Kompani të Këmbësorisë dhe një skuadër të Materieve të Rrezikshme ( CBRN) me qëllim demonstrimin e profesionalizimit dhe ndërveprueshmërinë me vendet partnere”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 Prill 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.