Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

FSK realizon garën tradicionale “Ujku Garues”

Gazeta10
23 September 2023 - 10:46

Në ambientet e kazermës “Ushtarët e NATO-s” në Istog, është realizuar gara tradicionale “Ujku Garues”.

Kjo garë është një ndër aktivitetet kryesore që i realizon Komanda e Forcave Tokësore (KFT) ku marrin pjesë ekipe nga njësit e FSK dhe ato ndërkombëtare.

“Këtë vit pjesëmarrës në garë ishin 14 ekipe nga regjimentet e KFT-së, tre ekipe nga njësit e FSK-së, Garda Kombëtare, Policia Ushtarake, Komanda e Logjistikës”, thuhet në postimin e tyre në rrjetin social “Facebook”.

Këtë garë për këtë edicion e ka fituar Policia Ushtarake e FSK-së, vendi i dytë i ka takuar Kompanisë B të Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë dhe vendi i tretë shkoi për Kompaninë Mbështetëse të Regjimentit të Këmbësorisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.