Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

FT: Kina kërkon të distancohet nga Putini

Gazeta10
12 January 2023 - 8:33

Diplomatët kinezë kanë sinjalizuar privatisht se duan të përmirësojnë marrëdhëniet me vendet perëndimore dhe të largohen nga Rusia, sipas një raporti të Financial Times.

Të dërguarit janë përpjekur të përmirësojnë marrëdhëniet veçanërisht me Evropën, pasi u dëmtuan rëndë nga mbështetja e vazhdueshme e Kinës për Rusinë, raporton skynews.

Gazeta shkruan se Pekini “jo zyrtarisht” po përpiqet të bindë partnerët evropianë se është gati të përdorë ndikimin për të penguar Rusinë nga përdorimi i armëve bërthamore, të veprojë si një “paqebërës” i mundshëm dhe të ndihmojë në rindërtimin e Ukrainës pas luftës. Një zyrtar anonim kinez tha se “Putini është i çmendur. Vendimi për të pushtuar u mor nga një grup shumë i vogël njerëzish. Kina nuk duhet të ndjekë verbërisht Rusinë”.

Por në publik, presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti kinez, Xi Jinping kanë diskutuar planet për të thelluar marrëdhëniet e tyre.

Wall Street Journal raportoi gjithashtu se presidenti Xi kishte udhëzuar qeverinë të vendoste lidhje më të ngushta ekonomike me Rusinë.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.