Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Fundi i gushtit, qytetarët e Kosovës nuk heqin dorë nga bregdeti shqiptar

Gazeta10
29 August 2026 - 10:02

Mëngjesi i kësaj të shtune nisi me fluks të lartë qytetarësh e mjetesh në pikën e përbashkët kufitare të Morinës.

Qytetarët e Kosovës po shfrytëzojnë edhe fundjavën e fundit të gushtit për ta kaluar pranë bregdetit. Numri më i lartë i mjeteve u shënua mes orës 5 deri në orën 7 të mëngjesit.

Policia kufitare operoi me procedurën e përshpejtuar për kalimin e kufirit pa kontrolle për automjetet me targa të Kosovës e Shqipërisë, gjithsesi herë pas here krijohen kolona të gjata mjetesh deri në thellësi të territorit të Kosovës.

 

Pavarësisht këtij fakti, procedura e kalimit të kufirit pa kontrolle për mjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës është në fuqi deri më datën 30 shtator.

Sipas marrëveshjes ndërqeveritare, kjo procedurë aplikohet në dy sezone, përkatësisht për sezonin e verës nga data 1 maj deri më 30 shtator dhe 1 nëntor deri më 28 shkurt për sezonin e dimrit.

Përgjatë kufirit Shqipëri-Kosovë, funksionojnë 5 pika të kalimit kufitar dhe 22 vendkalime të lehtësuara për qytetarët e brezit kufitar në distancat 30 km nga vija e kufirit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
29 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.