Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Fundjava sjellë gjysmëfinalet e play-offit

Gazeta10
19 April 2024 - 10:59

Në këtë vikend do të zhvillohen ndeshjet e para gjysmëfinale, të fazes më të nxehtë të kampionatit.

Gjysmëfinalja e parë do të zhvillohet mes dy skuadrave verdhezi, Pejës dhe Yllit, që do të ndeshen në “Karagaqi” me fillim nga ora 17:15.

Kjo seri gjysmëfinale është si një lloj ripërsëritje e vitit të kaluar, ku Pejanët triumfonin 3 me 1.

Mirëpo, këtë vit me ndeshjet e fundit Ylli shihet si favorit ndaj kampiones në fuqi.

Këto skuadra, në sezonin e rregullt u ndeshen katër herë, me dy skuadrat që arritën nga 2 fitore.

Dy skuadrat u ndeshen edhe në gjysmëfinale të Ligës Unike, ku therandasit “demoluan” skuadrën nga Peja me rezultatin 91 me 62.

Të dy ekipet, pritet të jenë të kompletuara për këtë seri gjysmëfinale, ndërsa vlen të theksohet se Rami Hadarit do t’i kthehen Lis Shoshi dhe Këame Voughn, teksa skuadra e Petar Mijovic nuk ka pasur mungesa kohëve të fundit.

Ndeshja tjetër gjysmëfinale do të zhvillohet të dielën, ku skuadra e Trepçës pret kampionen më të re të Ligës Ballkanike, Sigal Prishtinën.

Skuadra nga Mitrovica siguroi gjysmëfinalen e play-offit pasi mbylli sezonin e rregullt në vendin e parë në tabelë.

“Xehetarët” arritën 25 fitore, gjersa vetëm tre herë pësuan disfatë.

Në anën tjetër, Prishtina u pozicionua e katërta në tabelë, kështu duke siguruar çerekfinalen ndaj Vëllaznimit.

Të drejtuar nga Albert Sylejmani, kryeqytetasit arritën të triumfojnë dy herë ndaj skuadrës gjakovare, kështu duke siguruar fazën tjetër kualifikuese.

Kjo do të jetë hera e dytë radhazi që këto dy klube do të përballen me njëra-tjetrën në gjysmëfinale, me Prishtinën që synon hakmarrjen.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.