Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Fuqizohet lidhja e universiteteve të Kosovës dhe SHBA-së

Gazeta10
30 March 2023 - 20:10

Raporti: Saranda Aliu/Kanal10


Kolegji Universum ka lidhur partneritet me universitetin më të madh publik në SHBA, Universiteti Shtetëror i Arizonës. Përmes kësaj, Universumi do ta rrisë numrin e studentëve dhe do të zgjerojë rrjetin e kampuseve në trojet shqiptare. Ky partneritet u vlerësua si pikë kthyese për edukimin e lartë kosovar, jo vetëm nga presidenti i UNI-t, Alejtin Berisha, por edhe nga presidentja Vjosa Osmani, e ambasadori i ShBA-së ne Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Kolegji Universum e Universiteti Shtetëror i Arizonës, këtë të enjte, e kanë zyrtarizuar partneritetin e tyre.

Tashmë Universumi do të fuqizohet dhe menaxhohet nga universiteti më i madh publik në SHBA.

Përmes kësaj, UNI do të transferohet në kolegj ndërkombëtar, ku do të rrisë edhe numrin e studentëve, nga 4 mijë e 300 sa i ka tani, do t’i bëjë 19 mijë.

E me zgjerimin e kampusit, përveç në Kosovë ata do të kenë mundësi që me çmim të përballueshëm të studiojnë edhe në Shqipëri e Maqedoni të Veriut.

Për të shënuar këtë ngjarje, u mblodhën partnerë ndërkombëtarë, përfaqësues të universitetit e të kolegjit.

Mysafirë ishte edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffery Hovenier, i cili u shpreh i lumtur për një bashkëpunim të tillë.

“Ky partneritet i dy universiteteve tregon për bashkëpunimin që ShBA ka me Kosovën dhe përkushtimin tonë qe kemi për edukimin dhe gjeneratat e ardhshme të Kosovës. Mund të them se aseti më i vlefshëm i Kosovës janë rinia e saj. Siç e dëgjuam, ASU është një ndër universitetet me te mira ne ShBA. Një institucion i mirë dhe një mësues i mirë e ka aftësinë qe ta ndryshojë jetën e një student”

E përmes një video mesazhi, presidentja Vjosa Osmani, tha se marrëveshja me universitetin e Arizonës, do t’i thellojë raportet Kosova me ShBA-në.

E studentët kosovarë dhe ata të rajonit, sipas presidentit të UNI-t, Alejtin Berisha, do të përfitojnë nga universiteti më inovativ në ShBA, derisa është shprehur se ky partneritet bëhet edhe më i rëndësishëm më zhvillimin e hovshëm të inteligjencës artificiale.

“Sot është një pikë historike ku po lansojmë partneritetin me Arizona State University. Po jetojmë në një botë që po ndryshon shpejt. Inteligjenca artificiale po e revolucionon edukimin. Po në ketë kontekst, kolegji Universum do ta shfrytëzojë këtë partneritet. Për 8 vite më radhë, Arizona State College është zgjedhur universiteti më inovativ në ShBA. Edhe Universumi e ka pasur gjithmonë inovacionin si një komponent shumë të rëndësishëm, prandaj edhe kemi zgjedhur këtë universitet për të bashkëpunuar”

Universiteti Shtetëror i Arizonës, tash e 8 vite radhitet si universiteti më i madh publik dhe inovativ në SHBA, madje edhe para Harvardid.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.