
Raport: Saranda Alshiqi/Kanal10
Mungesa e furnizimit me ujë të pijshëm ende vazhdon në disa zona të vendit. Banorët në Fushë Kosovë janë shprehur të shqetësuar që nuk ka fare furnizim me ujë për më shumë se një javë. Sipas tyre, vështirësitë ditore janë të pa përballueshme. Për këtë situatë, nga ujësjellësi rajonal i Prishtinës thonë se janë në pritje të stabilizimit të ujit pasi ende ka turbullirë.
Në këtë gjendje vazhdojnë të qëndrojnë banorët në Fushë Kosovë për më shumë se një javë.
Mungesa e ujit të pijshëm si shkak i të reshurave të mëdha të shiut ka bërë që të mos ketë pothuajse fare ujë në disa lagje të komunës.
Bidonët po vazhdojnë të jenë si zgjidhje e përkohshme për ata që jetojnë në banesa, pasi që katet më të larta nuk po kanë fare ujë.
Banorë të tjerë tregojnë se reduktimet me ujë janë të gjata, derisa edhe shtypja e vogël e ujit nuk del të jetë zgjidhje për kryerjen e nevojave bazike ditore.
Për këtë situatë të krijuar, Arjeta Mjeku nga Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” thotë se janë po presin derisa të stabilizohet uji nga turbullira.
Me reduktimet e ujit vazhdon të jetë edhe komuna e Drenasit derisa si shkak i vërshimeve mungesë të futnizimit me ujë të pijshëm kanë pasur Skënderaj dhe Mitrovica.