Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ganimete Musliu pretendon se Kurti sot po notonte në pishinë, derisa e prisnin para qeverisë

Gazeta10
19 August 2026 - 14:17

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka pretenduar se Albin Kurti, në orët e mëngjesit të sotëm ndodhej në një pishinë në Bajë të Malishevës, ndërsa ajo dhe persona të tjerë po e prisnin para ndërtesës së qeverisë.

Sipas saj Kurti ishte duke qëndruar në pishinë së bashku me bashkëpartiakët e tij, Gani Krasniqi dhe Valon Hoti.

“Sot, në orën 7:30 të mëngjesit, kur ne po e prisnim para zyrave të qeverisë, deputeti Albin Kurti po bënte qejf bashkë me bashkëpartiakët e tij, Gani Krasniqi e Valon Hoti, në pishinë, në Bajë të Malishevës”, ka shkruar Musliu.

Ajo ka pretenduar gjithashtu se Kurti ishte i shoqëruar nga një numër i madh i pjesëtarëve të sigurimit.

“Ne po prisnim para qeverisë. Ai po notonte, i rrethuar nga një ushtri sigurie, larg zhurmës së kryeqytetit, i rrethuar me disa dhjetëra pjesëtarë të sigurimit, brenda dhe jashtë pishinës. Ky është realiteti i pushtetit që pretendon se është pranë qytetarëve”, ka përfunduar ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
19 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.