Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ganimete Musliu propozon logo të re për Vetëvendosjen

Gazeta10
22 August 2023 - 12:49

Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, përmbes një postimi në Facebook ka propozuar një logo të re për Lëvizjen Vetëvendosje.

Ajo tha se kjo logo do të ishte ideale për partinë në pushtet. Në foton që ajo ka postuar në rrjetin social të saj shihen dy qershi të lidhura me njëra tjetren në formë zemre  e përshkrimi që ajo i ka lënë është ” Qërshia e Zemrës”.

“Mirëmëngjesi o njerëz të mirë! Duke parë skandalet dhe mashtrimet e njëpasnjëshme të Qeverisë a pajtoheni edhe ju që kjo do ishte logoja ideale për VV-në?!”, ka shkruar Musliu në Facebook”.

Musliu edhe më herët e kishte ironizuar kryeministrin Kurti në Kuvendin e Kosovës.  

“Dreqi të hangtë Albin, s’e le asnjë qershi pa e hangër”. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.