
Miratimi i Kodit Civil është një nga temat me të nxehta që vendi po përballet tash e një kohë. Kjo për faktin se pjesë e këtij Kodi është edhe pjesa që parasheh martesën mes gjinisë së njëjtë.
Komentatori politik, Blerim Gashi në emisionin ‘Gallatë’ në Kanal10, është shprehur pro miratimit të Kodit Civil.
Sipas tij është e drejtë individuale e secilit person që të zgjedh për jetën e tij.
“Vlerat e familjes ruhen me tolerancë, me mirëkuptim, me dashuri, e jo me koncepte morale të tejkaluara konservative të vjetra të cilat kanë treguar se mbrapa asaj që quhet vlerë si diçka konservative e qe e kemi pas moti, gjithmonë në formë të fshehtë kemi krijuar familje ‘fake’”, ka thënë Gashi. /Gazeta10/