Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Gashi ironizon Kurtin, “Amelika-Amelika, platforma-platforma” (VIDEO)

Gazeta10
30 November 2022 - 13:23

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, gjatë interpelancës së kryeministrit ka shtruar pyetje ndaj Albin Kurtit rreth çështjes së dialogut, duke e ironizuar, raporton Gazeta10.

“Pyetja për kryeministrin është: A e shqetëson që ta mbyll çështjen me Serbinë apo ta mbaj hapur të paktën edhe për 10 vitet e ardhshme në bazë të kësaj çka ti je pajtu. Pra, a është në interes të Kosovës që të mbahet hapur cështja e dialogut me Serbinë edhe për të paktën edhe 10 vitet e ardhshme. Këtë duhet ta thotë kryeministri këtu, cila është strategjia e kryeministrit në dialog, cila është platforma se kur qenë ulur herë këtu e herë aty, bërtitshit “platforma, platforma”, cila është platforma e juaj zotri kryeministër? Kur keni qenë të ulur këtu bërtitshit në Kuvend “raport në Kuvend, raport në Kuvend”, sa herë ke raportu ti në dy vite e gjysmë si detyrë e juaj e kryeministrit për dialogun? Na akuzojshi neve “Amelika, Amelika”, cka ndodhi në intervistën e juaj kur ju thatë se nuk ishe I informuar se sa serioze ishte gjendja në veri.”, tha Gashi./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.