Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gashi: Korrupsioni nuk luftohet me xhandarmëri, harrojeni

Gazeta10
21 May 2026 - 22:45

Diskutimet për themelimin e Xhandarmërisë së Kosovës nga qeveria në detyrë kanë nxitur reagime të shumta në opinionin publik dhe në skenën politike.

Gazetari Kreshnik Gashi, i ftuar në emisionin “Adresa”, ka vlerësuar se koncepti i xhandarmërisë nënkupton krijimin e një trupi me njësi speciale dhe armatim të rëndë, gjë që sipas tij nuk i përshtatet realitetit të Kosovës.

Ai theksoi se në vend të krijimit të strukturave të reja, duhet të fokusohet fuqizimi i mekanizmave ekzistues të sigurisë, veçanërisht në luftimin e krimeve ekonomike dhe forcimin e inteligjencës policore.

“Koncepti i xhandarmërisë nënkupton një trup me më shumë njësi speciale e armatime të rënda, që në realitetin e Kosovës duhet të jetë kundër që të ndodhë. Duhet fuqizim i mekanizmave elitarë, si fuqizimi i krimeve ekonomike dhe inteligjencës së Policisë së Kosovës, të cilat për momentin janë njësi mjaft problematike. Pra nëse mendojmë që kemi me mbërrit korrupsionin duke themelu xhandar, këta le ta harrojnë secili mekanizëm”, u shpreh Gashi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.