Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Gashi: Mungesa e Dakut në lojën kundër Spanjës do të jetë një minus i madh për kombëtaren shqipëtare

Gazeta10
24 Qershor 2024 - 19:05

Edhe pak orë kanë mbetur nga ndeshja sportive në kampionation evropian, e cila do të përball mes vete skuadrën e Shqipërisë dhe atë të Spanjën.

Redaktori i sportit, Lorik Gashi në emisionin Raport të Kanal 10, tha se publikun shqiptar veçse e ka kapluar euforia ndaj kësaj ndeshje, duke thënë se ajo duhet të ndalet pasi po shkakton presion tek futbollistët.

“Edhe pse raportet e ditëve te fundit kane qenë që spanja do të jetë ndoshta me ekipin e rezervave, duhet që kjo euforia qe na ka kapluar si publik dhe ky lloj presioni tek futbollistët duhet të menaxhohet para se të nis ndeshja”.

Tutje, Gashi tha se me vendimet e marra nga Kampionati evropian, pjese e se cilës është edhe

suspendimi i Mirlind Dakut nga loja, shënon minus te madh për përfaqësuesen shqiptare.

“Edhe dy ndeshjet e kaluara ka pasur vërejtje, mirëpo nuk është që edhe Shqipëria është ndonjëherë inferiore me përjashtim te Italisë, ndërkaq tek Kroacia pamë një Shqipëri tjetër”.

“Tashmë është kjo që Shqipëria të arrij të bëj diçka edhe kundër Spanjës. Mendoj që mungesa e Mirlind Dakut do te jetë një minus i madh për kombëtaren shqiptare”. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
24 Prill 2026
Uncategorized
17 Prill 2026
Uncategorized
16 Prill 2026
Uncategorized
12 Prill 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.