
Komentatori politik, Blerim Gashi në INFO10 ka komentuar dyvjetorin e qeverisjes së VV-së, duke thënë se ka ngecje si Qeveri por ‘’më shumë suksese’’.
Gashi, ka thënë se me këtë politikë që e bën Kurti ai do të i pres edhe 13 Shën Valentina në pushtet.
“Jashtëzakonisht mirë edhe pse karizma e Kurtit dhe politika e tij është e orientuar goxha në personalen e tij, sipas mendimit tim duhet të jetë pak më kabinetare pra duhet t’i shkep më shumë përgjegjësitë të ministrat e tij. Ka ngecje por ka më shumë suksese. Kurti e ka edhe një gjysmë mandate por para se të shkojë në këtë dyvjetorin e Shën Valentinit të dashuruarve të Kurtit e dashamirëve të Kurtit unë besoj se me këtë politikë, Kurtit do t’i mundësohet një qeverisje edhe për nja 12-13 Shën Valentina tjerë. Pra është herët t’ia jepim hakun me Kritika.”, u shpreh Gashi.
E ftuar në studio ishte edhe Teuta Rrusta nga PSD-ja e cila tha se nuk e dinë se a do t’i pres Kurti kaq Shën Valentina, por nëse do t’I priste s’do të ishte mirë për demokracinë./Gazeta10