Politiko

Gashi për shpërthimin në veri: I bamë prej dorës profesionale

Gazeta10
29 Nëntor 2024 - 23:45

Analisti politik, Blerim Gashi ka komentuar shpërthimin e fuqishëm në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok.

Ai e ka quajtur këtë shpërthim si sulm dhe sabotim i bërë nga dora profesionale.

Sipas Gashit, aktet e tilla i kovenojnë vetëm Serbisë dhe çdo personi që do ta vendosë shtetin në një pozitë të keqe.

“Është sulm, sabotim dhe i bamë prej dorës profesionale. Kush po fiton prej kësaj? Serbia! Por edhe naj mercenari mendjeprishur i cili do me qit keq shtetin”, ka thënë ai.

Ndryshe, shpërthimi në Zubin Potok ndodhi disa orë pasi Policia e Kosovës njoftoi se ka shtuar masat e sigurisë në nivel vendi, përfshirë në pjesën veriore të banuar me shumicë serbe, ku ditëve të fundit kanë ndodhur disa incidente me mjete shpërthyese. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.