
Në sezonin e katërt të emisionit Politiko, në Kanal10, i cili po zhvillohet aktualisht në pjesën veriore të Mitrovicës, i ftuar ishte edhe komentatori politik, Blerim Gashi.
Ai ka folur për situatën e fundit në veri, duke i jepur të drejtë insistimit të institucioneve të Kosovës për hapjen e Urës së Ibrit, raporton gazeta10.
“Është një situatë relaksuese, shpesh ka na rastis diku 500metra prej ure, e sot besoj që e vërtetuam live që urat janë për me lidh edhe për me përafrue”, deklaroi ai në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, teksa fliste për gjendjen në veri dhe asaj të urës së Ibrit. /Gazeta10/