Komentatori politik, Blerim Gashi ka komentuar përplasjen e presidentes së Kosovë, Vjosa Osmani dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq.
Ai pas kësaj përplasje e ka quajtur Vuçiqin pinioll të Putinit, duke shtuar se Edi Rama nuk është dashtë ta thërras në Tiranë.
“Edi Rama më së paku çfarë ka mund të bëjë është që të mos i shtijë therrë në këmbë Republikës së Kosovës e me e thirrë personin e vetëm të pa dëshiruar, pikërisht Rama nuk është dashtë ta thërras Vuçiqin dhe sojin e Dodikut dhe këtyre”, tha ai në Politiko./Gazeta10