
Në emisionin Politiko të Kanal 10, është zhvilluar një debat i ashpër mes analistit Blerim Gashi dhe komentatorit politik, Halil Matoshi.
Gashi teksa fliste për raportin dhe punën e ambasadorit, Agron Bajrami, nga i cili kërkoi edhe copëza protokoli të komunikimit zyrtar me BE kur janë dorëzuar raportet jo vetëm ndaj shërbimit të jashtëm por edhe shteteve anëtare, u përball me kundërshtimet e Matoshit, që sipas tij nëse do iu besonte dikush, nuk do kërkoheshin raporte tjera.
“Po më dhimbset që ka kësi mosbesimi të theksuar ndaj Agron Bajramit, e që është ambasadori jonë. Prej kësaj studio E ftoj Agron Bajramin të na tregoj së paku diçka nga protokoli i komunikimit zyrtar me BE kur janë dorëzuar raportet jo vetëm ndaj shërbimit të jashtëm por edhe shteteve anëtare, që të shihet se kush është rrenci ketu, meqë kë tu masi s’paska besu, e që ka besu por që ta përmbushin egon e Halilit në këtë rast”, deklaroi Gashi.
Tutje, ai tha se veprimet e ndërmarra strategjike ishin për ta shperfaqur “cullak” Vuçiqin para botës.
“Nuk ka hap më të mirë strategjik se mos e kall strategjikisht që i ki në dorë e që një Serbi, një kryeministër që qon letër që thotë unë nuk i njoh këto pika. Nën 1 Radoiçiqi që të ka ardhhe me 5 milionë armatim dhe marrëveshje ku thotë nuk e njoh integritetin, dora më dhemb me nënshkru, e ti me ia fal shkon në takim me të”, tha ai.
Por, këto deklarata u kundërshtuan nga komentatori Matoshi, i cili tha se kush pritet me i besu raporteve aktualisht.
“Po kush me besu, pse sju besojnë raporteve te juaja pse?”, tha ndër tjerash ai.