
Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, gjatë seancës plenare e cila është duke u zhvilluar pas një ndeshje me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se zhurm e partisë në pozitë ka bërë që të arrihet kjo gjendje, raporton Gazeta10.
“Kryeministri i Kosovës me sjelljet dhe veprimet e tij duke nxitur zhrumë ka shkaktuar problemin, sot në pjesën veriore të Republikës kemi më pak institucione të vendit, sot në pjesën veriore të Republikës kemi më pak shtet të Republikës sepse kryeministri i nxitur nga egoja rrezikoj institucionin, pra ne sot këtu i deklarojmë kryeministrit të Kuvendit dhe qytetarëve dhe sidomos bartësve të institucioneve të Kosovës se ne qëndrojmë fuqishëm në mbrojtje të tërësisë territoriale dhe të interest shtetëror.”, tha Gashi./Gazeta10.