Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Gashi: Synimi im është gjithmonë Superliga e Kosovës

Gazeta10
08 October 2023 - 23:59

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth Superligës së Kosovës, kombëtares së Kosovës dhe rreth Ligës së Parë.

Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Lulzim Kolgeci, Jeton Gashi, Avni Haxhiu dhe Betim Qerkini.

Presidenti i Ulpianës, Jeton Gashi foli për synimet e klubit të tij përgjatë këtij sezoni.

“Synimi im për aq kohë sa jam pjesë e Ulpianës është që të shkojmë për Superligën e Kosovës, është gjithmonë qëllimi jonë” – tha ai.

Ulpiana në këtë pjesë të sezonit gjendet e para në tabelën e Grupit B me 21 pikë të tubuara përgjatë 8 ndeshjeve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.