
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me analistë të përhershëm Faruk Statovci e Bekim Isufi. Të ftuar janë: Albin Prapashtica, Arbër Prekazi dhe Taulant Dajaku.
Gjatë emisionit në lidhje direkte u inkuadrua edhe kryetari i Ulpianës, Jeton Gashi i cili tha se skuadra e tij u dëmtua rëndë nga referimi në ndeshjen ndaj Flamurtarit.
“Në lojën ndaj Flamurtarit u pa qartë se vazhdon referimi kundër Ulpianës. Ata ndikuan drejtpërdrejtë në rezultatin e ndeshjes, sepse na anuluan 2 gola të pastër dhe akorduan një penalti të paqenë.”, tha fillimisht Gashi.
Tutje, ai tha se dikujt po i pengon suksesi i Ulpianës dhe inkuadrimi në Superligë.
“Dikujt po i pengon Ulpiana me hy në Superligë. Penaltia nuk ka ekzistuar do t’i shihni pamjet. Kjo ndeshje ka qenë vendimtare për Superligë. Referi anësor e ka komanduar të gjithë ndeshjen. Ne jemi dëmtuar shumë.”, përfundoi Gashi.