
Mesfushori spanjoll, Gavi është regjistuar edhe zyrtarisht në ekipin e parë të Barcelonës.
Gavi kishte nënshkruar kontratë me Barcelonën qysh në muajin shtator, por ekipi katalan nuk mundi ta regjistrojë atë në La Liga shkaku i limitit të pagave.
Barcelona tashmë duket se i ka zgjidhur këto probleme me La Ligan dhe mesfushori i talentuar tashmë është bërë pjesë e ekipit të parë të Barçës.
18-vjeçari me promovimin në ekipin e parë, ka marrë fanellën me numrin 6.