Gazeta10

Gazetarët në Gazë i bien kambanës së alarmit për rrezikun ndaj tyre

Ekspertët thonë se lufta Izrael-Hamas është konflikti më i rrezikshëm për mediat në kohërat e fundit. Siç njoftojnë korrespondetët e Zërit të Amerikës në rajon, gazetarët në Gazë thonë se numri i lartë i vdekjeve e bën jetik çdo njoftim të tyre, por ndërsa më shumë vdesin në radhët e tyre dhe lufta zgjerohet, aftësia për të dhënë lajmet po tkurret me shpejtësi.

Shumë gazetarë brenda Gazës tani jetojnë në Rafah, pranë kufirit me Egjiptin, ku popullsia është rritur më shumë se pesë herë që nga fillimi i luftës në tetor. Banorët e Gazës vazhdojnë të shkojnë në këtë qytet ndërsa forcat e armatosura izraelite lëvizin drejt jugut.

Gazetarët që punojnë këtu thonë se çdo artikull mund të jetë i fundit, ashtu siç mund të jetë çdo dalje për të blerë ushqim ose karburant, një vizitë në spital për të kërkuar të zhdukurit, të plagosurit ose në kërkim të trupave të viktimave.

“Situata në Gazë është shumë e vështirë. Një person mund të vritet duke raportuar çdo lajm apo duke xhiruar”, thotë Mortasem Mortaja, gazetar palestinez.

Numri i gazetarëve të vrarë në më shumë se katër muaj luftë vlerësohet se është më i lartë se në çdo luftë tjetër në kohërat e fundit.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve njofton për 85 vdekje ndërsa Kombet e Bashkuara thonë se 122 gazetarë janë vrarë. Gazetarët brenda Gazës thonë se numri është rritur në 130 që nga hera e fundit kur u publikua një shifër për këtë.

Moatasim Moshtaha thotë se vështirësia në rritje e raportimit nga ky territor e ka bërë çdo pjesë të informacionit që ata mund të publikojnë me rëndësi të madhe që bota të kuptojë luftën nga këndvështrimi i njerëzve në Gazë.

“Duke kufizuar gazetarët ata mund t’i ndalojnë ata të japin lajmet në mënyrë profesionale. Por kur ata vrasin një gazetar, kjo gjithashtu rrit vendosmërinë tonë për të dhënë vazhdimisht të vërtetën”, thotë zoti Moshtaha.

Qeveria izraelite e ka ndaluar hyrjen e shtypit ndërkombëtar në Gazë. Në dhjetor Shoqata e Shtypit të Huaj në Jeruzalem i kërkoi Gjykatës së Lartë izraelite për qasje në territor përtej udhëtimeve të kontrolluara nga ushtria e vendit.

Gjykata e hodhi poshtë kërkesën, duke thënë se do të shkaktonte një barrë të panevojshme për Forcat e Mbrojtjes izraelite.

Brenda Gazës, gazetarët thonë se aftësia e tyre për të dhënë lajmet po zvogëlohet me shpejtësi.

“Është një luftë nga të gjitha drejtimet ndaj gazetarëve dhe ndaj gjithë komunitetit. Pushtimi izraelit ndërpret shpesh komunikimet si pjesë e sulmeve të tyre, duke tkurrur aftësinë tonë për të marrë informacion nga vendet e kufizuara nga të cilat u detyruam të iknim në veri”, thotë Islam Ezzanoun, e cila punon për një kanal të madh televiziv palestinez.

Qeveria izraelite ka thënë vazhdimisht se nuk i vë në shënjestër gazetarët apo civilët e tjerë, një pretendim që grupet ndërkombëtare të të drejtave dhe gazetarët palestinezë e vënë në dyshim./VOA/

NË FOKUS

426244993_2156289211398752_492396649294319782_n
VIDEO +18 / Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja në Korçë ku mbetën të vdekur dy presona
largo
Ja çka deklaroi para gjykatës gruaja që e goditi për vdekje 26 vjeçarin në Prishtinë
largo
Ky është 26 vjeçari që u godit për vdekje në aksidentin para Ministrisë së Arsimit
sm
Videoja brutale, Spiriq kishte përfunduar në spital në gjendje të rëndë pas rrahjes nga Radoiçiq
430063118_303896552701730_9026170683729626016_n
Ndërpritet transmetimi i emisionit të Adelina Ismailit në RTK? – Reagon këngëtarja
3e0ce840-7666-48c2-afda-fd4868b9ccb4
Zbulohen mesazhet e Adriana Matoshit e Dejona Mihalit, kjo e fundit i tregon se si ta sulmojë analistin kosovar
adelinaaaa
“Cilit Zot?”, “… ata që nuk besojnë në Allah”, Adelina Ismajli zhytet në repikë të zjarrtë fetare me komentuesin
LAJMI-I-FUNDIT (1)
Aksident i rëndë në Prishtinë – një i vdekur