
Derisa po flitej për raportin e kryeministrit të vendit, Albin Kurti me gazetarët, në studion e Politiko të Kanal 10 shpërtheu debati mes komentatorit Matoshi dhe analistëve tjerë pjesmarrës në studio.
Sipas Matoshit, faj në atë rast kanë edhe gazetarët që sipas tij shkojnë pas kryeministrit Kurti.
“Gabimi i gazetarëve është që shkojnë pas tij, këtu është gabimi i tij. Duhet mos me shku, me i’a bojkotu konferencën”, deklaroi Matoshi.
Sipas tij, Kurti me vet fjalitë që i shqipton e sjell punën deri tek bojkotimi i paraqitjeve të tij.
“Me vet fjalitë që i shqipton, absolutisht nëser konferencat e z.Kurti gazetarët me qenë të ndërgjegjshëm duhet me i bojkotu, me mbet cullak, vet, se ashtu është etika e gazetarit”, tha mes tjerash Matoshi. /Gazeta10