
Gazetari Ridvan Berisha ka komentuar vrasjen e Faton Hajrizit nga policia serbe.
Ai përmes një postimi në Facebook ka kërkuar nga organet kompetente që të zbardhen pretendimet e Fatonit që ka thënë se ndaj tij është ushtruar dhunë gjatë qëndrimit të tij në burg.
Berisha ka thënë se kjo le të mbetet në ndërgjegjjen e Albulena Haxhiut dhe Xhelal Sveçles, raporton Gazeta10.
“Prokuroria sipas detyres zyrtare, te ndermarre krejt veprimet hetimore te detajshme per rastin ne fjale!”, tha ai në postimin e tij./Gazeta10