
Gazetari i të përditshmes gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, i cili ka realizuar një instervistë me kryeministrin e Kosovës ditë më parë ka vazhduar reagimet e tij për përshtypjet e tij rreth deklarimeve të kryeministrit Kurti, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se ishte i habitur që Kurti e pranoi se dinte më pak për një zhvillim të caktuar në vendin e tij në krahasim me ambsadorin e SHBA-së.
Kjo kështu, meqë politikanët ka thënë ai preferojnë të gënjejnë sesa të thonë sinqerisht se dinë ose nuk dinë ndonjë gjë.
Këtu keni statusin e tij të plotë:
“Unë personalisht u habita që z. Kurti pranoi se ai dinte më pak për një zhvillim të caktuar në vendin e tij sesa ambasadori i SHBA-së, pasi politikanët zakonisht preferojnë të gënjejnë sesa të thonë sinqerisht se dinë (ose nuk dinin) diçka”, ka shkruar ai në Twitter. / Gazeta10