Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Gazetari i RTK-së pranon sërish mesazh kërcënues

Gazeta10
18 March 2023 - 13:31

Gazetari i Radio Televizionit të Kosovës, Alban Selimi ka njoftuar që sot ka marrë prao mesazh kërcënues, disa ditë pas  vënies flake të garazhës së shtëpisë së tij, me qëllimin për ta frikësuar.

Ai mesazhin e ka publikuar në rrjetin social Facebook, duke i bashkëngjitur edhe një fotografi.

“Mos ha m.., është mesazhi që ka marrë ai.

Në kuadër të veprimeve hetimore për djegien e garazhit të shpëpisë së gazetarit, Policia ka marrë dëshminë e Selimit, i cili dyshon që zjarri që sipas tij u vu qëllimshëm, ka të bëjë me punën e tij në RTK.

Momentalisht nuk ka persona të dyshuar, mirëpo njësitë policore kanë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Zjarrvënie’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të identifikohen personat e dyshuar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.