Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gazetari serb kritikon ashpër ministren Paunoviq: E papranueshme!

Gazeta10
16 July 2026 - 20:50

Gazetari serb nga veriu i Kosovës, Branisllav Kërstiq duke komentuar deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq për ‘spastrimin etnik’ të Kosovës ka thënë se kjo është një thirrje për një krim, dhe pasojat e Millosheviqit ende janë të gjalla në Beograd.

Ai komentet i bëri në emisionin POLITIKO në Kanal 10.

Sipas tij ajo deklaratë nuk është fyese vetëm për shqiptarët në Kosovë por edhe më fyese për serbët që jetojnë në Kosovë.

“Shumica e serbëve, që po takohem në veri të vendit, thonë se nuk është gabim i madh dhe se ajo ka bërë dëm, dhe na ka rrezikuar edhe neve serbëve në Kosovë”, tha ai mes tjerash.

Gazetari serb ka theksuar se edhe reagimet institucionale në Serbi janë të vonuara lidhur me këtë çështje.

Për më shumë shikone videon e plotë./GAZETA10

 

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.